Maqedoni
Mickovski: Vendi ka nevojë për zgjedhje
07.01.2023 15:24
Pushteti dhe opozita mbeten të barrikaduara në qëndrimet e tyre rreth ndryshimeve kushtetuese dhe zgjedhjeve të parakohëshme parlamentare....

Pushteti dhe opozita mbeten të barrikaduara në qëndrimet e tyre rreth ndryshimeve kushtetuese dhe zgjedhjeve të parakohëshme parlamentare. Sipas kreut të VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickovski ndryshimet kushtetuese nuk nënkuptojnë bashkim por tradhëti. Dikush duheshte ta mendojë para se të lidhte një marrveshje ka akuzuar Mickovski. Ai ka ritheksuar se vendi ka nevojë për zgjedhje të shpejta parlamentare.
“Ne nuk shkuam në zgjedhje duke u premtuar qytetarëve ndryshim të kushtetutës, nuk shkuam në zgjedhje duke u premtuar qytetarëve nënshkrimin e kapitullimit dhe tradhtisë. Personi që e ka nënshkruar duhet ta dijë se nuk ka kushte për ta zbatuar atë dhe pikërisht ky është një nga ato momente që sjell përçarje në popullin maqedonas, por populli maqedonas është i mençur, kur e shikon në të gjitha matjet e opinionit publik, do të shihni që një shumicë e madhe prej më shumë se 3/4 e kundërshtojnë një akt të tillë. Të bashkohemi rreth ndershmërisë së qytetarëve, të cilën do ta reflektojmë dhe për këtë na duhen zgjedhje të të parakohshme parlamentare.”, tha Hristijan Mickovkis, kryetar i VMRO-DPMNE-së.
LSDM: Zgjedhjet do të mbahen në vitin 2024
Por nga LSDM thonë se zgjedhje të parakohshme nuk do të ketë, siapas tyre Mickoski mbetet peng i Apasiev dhe në hijen e Gruevskit dhe udhëheq politika të tradhtare.
“Anëtarësimi në BE me gjuhë dhe identitet të njohur maqedonas është kulmi i patriotizmit dhe përmbushja e një qëllimi strategjik të vendosur që nga pavarësia. Është tradhti të gënjesh popullin tënd, të bllokosh rrugën evropiane dhe njohjen e gjuhës dhe identitetit maqedonas në familjen e madhe të kombeve evropiane. Mickoski mbetet peng i Apasiev dhe nën hijen e Gruevskit gënjen popullin edhe në Krishtlindje. LSDM vazhdon me kursin reformues, me politikat ekonomike për rritjen e pagave dhe pensioneve dhe mbrojtjen e standardit të qytetarëve, vazhdon me investime dhe me hapat për anëtarësim të plotë në BE.”, thonë nga LSDM.
NAIM RAMADANI
