Maqedoni

Skriningu për klasterin tregu i brendshëm, fillohet me punë pas festave

07.01.2023 15:47

Shqyrtimi për klasterin tregu i brendshëm fillon menjëherë pas pushimeve...

Shqyrtimi për klasterin  tregu i brendshëm fillon menjëherë pas pushimeve. Nga gjysma e dytë e janarit do të vazhdojnë takimet dypalëshe për kapitujt E drejta e themelimit dhe liria e ofrimit të shërbimeve, Ligji i shoqërive tregtare dhe E drejta e pronësisë intelektuale. Do të vijojnë kapitujt  Lëvizja e lirë e mallrave, punëtorëve, kapitalit, Politika e konkurrencës, Shërbimet financiare dhe mbrojtja e konsumatorit dhe kujdesi shëndetësor. Me këtë  do të përfundonte kjo fazë nga procesi i negociatave.
 
Në fushën e themelimit dhe lirisë së ofrimit të shërbimeve, vendi ka arritur progres të kufizuar dhe është mesatarisht i përgatitur – vlerëson Komisioni Evropian në raportin për progresin e vendit.
 
“Autoritetet kombëtare administrative publike nuk njohin çertifikatat për sistemet e cilësisë të lëshuara nga kompanitë e regjistruara në shtetet anëtare të BE-së. Kjo pengon lirinë e ofrimit të shërbimeve dhe është kundër marrëveshjes shumëpalëshe për njohjen reciproke të çertifikatave.”, thuhet në raportin e KE-së. 
 
Vendit i rekomandohet të rrisë sasinë e informacionit dhe qasjen online në shërbime, të vazhdojë harmonizimin me ligjin e BE-së për shërbimet postare dhe veçanërisht në drejtim të shërbimeve dhe njohjes reciproke të kualifikimeve profesionale. Vendi tregon një nivel të mirë gatishmërie për sa i përket të drejtës së shoqatave tregëtare. Komisioni rekomandon të pëforcohet roli i Këshillit për avansimin dhe mbikëqyrjen e revizionit. Raportet nga skriningjet, krahas raportit vjetor, do të jenë bazë për revizionin e Programit Kombëtar për miratimin e të drejtës së BE së dhe krijimin e prioriteteve. Me këtë do të përfundonte kjo fazë e procesit të negociatave.
 
FLUTRA LATIFI