Maqedoni
Rritja e prodhimit të energjisë vendore, Miftari: Ul zinxhir çmimet e të gjitha produkteve
07.01.2023 16:35
Banka Europiane për Zhvillim, parasheh rritje ekonomike prej 2.3% ndërsa inflacioni i parashikuar nga Banka Qëndrore...

Banka Europiane për Zhvillim, parasheh rritje ekonomike prej 2.3% ndërsa inflacioni i parashikuar nga Banka Qëndrore e vendit pritet të jetë mesatarisht 8 deri në 9% duke pretenduar në uljen e çmimeve të importit, si dhe në varësi të çmimit të energjisë elektrike në tregun e rregulluar. Profesoresha universitare Florije Miftari, thotë se efikasiteti i politikës monetare në ruajtjen e stabilitetit, ndoshta është i mirë kur shkon në vijë të njëtratëshme me veprimet që duhet të merr qeveria.
“Duhet të bëhen intervenime në politikat fiskale dhe rritjen e kapaciteteve të prodhimit të energjisë elektrike për të ndikuar në uljen e çmimeve të produkteve gjë që do të ndikonte në uljen e prodhimeve duke dhënë efektin kryesor uljen e inflacionit. Besoj se qeveria e ka kuptuar se sa e rëndesishme është pavarësia energjetike, për një shtet ku energjetika është imput kryesor për çdo sector të prodhimit. Të dhënat që jep Banka Qëndrore për rritje në kuartalin e dytë prej 4 përqind, më së shumti i referohet konsumit dhe një pjesë nga mjetet themelore dhe konsum, të mbështetur nga remitencat dhe kredimarrja. Edhe pse politikat monetare kanë qenë në drejtim të zvoglimit të sasisë së parave në qarkullim për të reduktuar potencialin kreditor të bankave të nivelit të dytë, RMV ka shënuar rritje të dhënies së kredive personale.”, u shpreh profesoresha universitare Florije Miftari.
Pabarazia ekonomike pritet të thellohet në nivel global por dhe në RMV Ekspertët sugjerojnë të merren masa konstruktive në drejtim të rindërtimit dhe rikthimit të besimit të konsumatorëve dhe bizneseve. Për një pjesë më të madhe të ekonomisë globale, viti 2023 do të jetë i vështirë, pasi që forcat kryesore të rritjes globale si SHBA-të, Europa dhe Kina, përballen me dobësim të aktiviteteve ekonomike.
GAZMEND REXHEPI
