Maqedoni
Mjekët dhe stomatologët privatë fituan vlerësim më të lartë për punën e tyre
07.01.2023 16:57
Që nga fillimi i vitit, mjekët privatë kanë një shkallë më të lartë për vlerësimin e punës së tyre....

Që nga fillimi i vitit, mjekët privatë kanë një shkallë më të lartë për vlerësimin e punës së tyre, e cila nga 63 denarë është rritur në 75 denarë. Ky është vendimi i Fondit për Shëndetësi, i cili hyn në fuqi nga 1 janari. Edhe për stomatologët privatë pikët do të kenë vlerë më të lartë, ata do të marrin 61 denarë për pacient. Me këtë kërkesat e mjekëve dhe stomatologëve privatë pas shumë vitesh janë plotësuar.
“Të gjitha argumentet tona u morën parasysh pas katër vitesh betejë. Është mirë që përfundoi pozitivisht, kemi një hap pozitiv për rritjen e pikëve të vlersimit, kjo është pozitive për çdo ordinancë.”, tha Lili Çolakova Dervishova, kryetare e Shoqatës së Mjekeve Privat.
Mjekët privatë fituan një betejë, por synojnë një të re, ndryshimin e Ligjit për kujdesin shëndetësor, deri në atë pikë që pacientët të regjistrohen në ambulancë dhe jo në mjek. Stomatologët privatë kërkojnë ende ndryshim në pjesëmarrjen e shërbimeve të pandryshuara që nga viti 2008, si nxjerrja e dhëmbëve, mbushja e tyre.
“Aktualisht kemi një numër të madh që kan shkuar në pension dhe një numër të madh të pensionistëve që janë në prag të pensionit, kështu që një numër i madh i pacientëve mbeten pa mjek amë. Po presim që softueri i ri të funksionojë për regjistrimin e atyre pacientëve.”, tha Dervishova.
Mjekët privatë kanë marrë shumën për muajin tetor para Krishtlindjes ndërsa vlersimi më lartë, për janarin do të fillojë në prill. Në Maqedoni ka 1436 klinika private, 124 gjinekologë, 126 mjekë internist.
NAIM RAMADANI
