Maqedoni
Parashikimi i motit
08.01.2023 11:34
Moti për sot parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin përjashtuar vranësirat e pakta kalimtare në orët e mëngjesit dhe mbrëmjes....

Moti për sot parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin përjashtuar vranësirat e pakta kalimtare në orët e mëngjesit dhe mbrëmjes. Gjithashtu në orët e mëngjesit dhe orët e mbrëmjes në zonat luginore do të ketë mjegull të dendur apo mjegullinë si dhe shikim të reduktuar.
Temperaturat minimale pritet të jenë -7°C, në disa qytete maksimalja shkon në 15°C.
Në Shkup dhe rrethinë moti do të jetë kryesisht me diell. Temperatura minimale do të ulet në -3°C, ndërsa ajo maksimale do të arrij në 11°C.
