Botë

SHBA: Lirohet nga burgu një nga spiunet më të njohura të Luftës së Ftohtë pro Kubës

08.01.2023 12:45

Në SHBA, një nga spiunët më të njohur të Luftës së Ftohtë u lirua pas më shumë se 20 vitesh burg....

Në SHBA, një nga spiunët më të njohur të Luftës së Ftohtë u lirua pas më shumë se 20 vitesh burg.
 
Ana Montes, 65 vjeç, spiunoi për Kubën për më shumë se dy dekada ndërsa punonte si analiste në Agjencinë e Inteligjencës së Mbrojtjes të SHBA. 
 
Pas arrestimit të saj në 2001, Uashingtoni tha se ajo i kishte zbuluar Havanës pothuajse të gjitha operacionet e inteligjencës amerikane në ishull dhe për këtë arsye konsiderohej një nga "spiunët më të dëmshëm" për sigurinë amerikane.
 
Michelle Van Cleave, e cila drejtoi kundërzbulimin nën Presidentin Xhorxh W. Bush, i tha Kongresit në vitin 2012 se Montes kishte kompromentuar pothuajse gjithçka që dinim për Kubën dhe operacionet në ishull dhe qeveria e Havanës mund të përdorte të gjithë informacionin në avantazhin e tyre.