Botë

Gjermani, është parandaluar një sulm terrorist me Helme

08.01.2023 13:14

Në qytetin gjerman Castrop-Rauxel është arrestuar një shtetas iranian 32-vjeçar...

Në qytetin gjerman Castrop-Rauxel është arrestuar një shtetas iranian 32-vjeçar, i dyshuar se ka blerë cianid dhe ricinë për të kryer një sulm me motive islamike.

Ai dyshohet se ka përgatitur një akt të rëndë dhune që do të rrezikonte shtetin. Deri më tani, nuk është bërë e ditur se në çfarë faze ishin planet për sulmin dhe nëse tashmë ishte përzgjedhur një objektiv. Mediat gjermane raportuan se është ndaluar edhe një person tjetër, në fakt vëllai i të dyshuarit. Ricin konsiderohet një armë biologjike dhe është renditur si një armë ushtarake. Cianidi është gjithashtu shumë toksik, madje edhe sasitë më të vogla janë vdekjeprurëse për njerëzit.