Botë

Rriten thirrjet në shërbimin urgjent mjekësor, pacienët kritik dërgohen në analiza shtesë

08.01.2023 14:28

Më shumë se njëqind thirrje për njëzet e katër orë pranon shërbimi urgjent mjekësor...

Më shumë se njëqind thirrje për njëzet e katër orë pranon shërbimi urgjent mjekësor. Për shkak të infeksioneve virusale, ajrit të ndotur numri më i madh i atyre që kërkojnë ndihmë ankohen për kollitje, frymarrëje të vështirësuar dhe temepraturë të lartë. Nga urgjenca mjeksore thonë se këto raste nuk evidentohen vetëm te të sëmurit kronik. Në një gjendje kur spitalet janë të stërmbushura të sëmurët kërkojnë shpëtimin pikërisht tek ky shërbim. Personave që duhet tu ndihmohet përmes këshillave mbeten në kurim shtëpiak, por ata që kanë nevojë i pranon urgjenca mjeksore duke i dërguar deri te institucinet adekuate.
 
“Tash kishim festat, shum mjekë amë nuk punonin. Kontrollin e bën ekipi ynë dhe nëse ka nevojë për hosptalizim ne i dërgojmë pacientët në qendrat urgjente atje bëhen analiza shtesë dhe atje mjekët vendosin se a do të ketë hospitalizim apo përshkruhet terapi për shtëpi.”, tha Margareta Tripunovska, mjeke në urgjencën mjekësore.
 
Të shpeshta janë thirrjet edhe të prindërve të fëmijëve deri në moshën tre vjeçare që janë më së shumti të goditur nga virusi sepse gjatë kohës së pandemisë nuk janë përballur me gripit sezonal të zakonshëm. Imuniteti i tyre nuk mund tu bëjë ballë viruseve.
 
“Do të them se edhe ato nëna që kanë ushqyer me gji foshnjet dhe që edhe vet nuk kanë pasur kontakt me virusin sezonal dhe ky tip i imunizimit pasiv përmes nënës edhe kjo ka ngecur dhe tani kemi një reagim të vrullshëm të organizmit gjatë konaktit me këtë lloj të virusit.”, tha Tripunovska.
 
Thirrje në urgjencën mjekësore ka edhe për sëmundje tjera. Pritejet janë se edhe në periudhën që vjen situata nuk do të ndryshojë për shkak të ndryshimit të menjëhershëm të temperaturave edhe pse dy ditët e fundit merret frymë më lehtë sidomos në kryeqytet. 
 
FLUTURA LATIFI