Maqedoni

Qytetarët me apel ndaj politikanëve, ti realizojnë premtimet e dhëna

08.01.2023 15:26

Më pak gënjeshta më shum sinqeritet. Intersi shtetëror të vendoset para intersit personal dhe partiak....

Më pak gënjeshta më shum sinqeritet. Intersi shtetëror të vendoset para intersit personal dhe partiak. Luftë me korrupsionin, garë e drejtë politike dhe kujdes të shtuar ndaj problemeve të përditshme. Këto janë pritjet e qytetarëve për kët vit nga politikanët nga pozita dhe opozita. Sipas qytetarëve sjellja e deritanishme e politkanëve dhe udhëheqja e poltikave të tyre nuk pranohen pozitivisht.
 
“Të jenë e kundërta e asaj që kanë qenë deri më tani. Të jenë më të ndershëm dhe të kryejnë punën e tyre, ti dalin në ndihmë popullit.”, u shpreh një qytetar.
 
“Të jenë më real në realizimin e ideve që kanë, atë që e premtojnë ta realizojnë.”, tha një qytetar.
 
“Për popullin të punojnë më shumë. Neve nuk na intresojnë partitë dhe sherret mes tyre.”, u shpreh një qytetare.
 
“Të jenë në dispozicion për popullin, por kjo vështirë relaizohet në shtetin tonë.”, tha një qytetare.
 
“Të jenë si sportistët, të sukseshëm të sinqertë në realizimin e synimeve që kanë.”, u shpreh një qytetar. 
 
Mali Vodno është stërmbushur me njerëz që kanë dalur në ajër të pastërt, por në qendër vërehet shum pak lëvizje. Për festat rrallëkush dëshiron të flet për politikë. 
 
“Për momentin po shijoj festat, nuk dua të flas për politikanët.”, u shpreh një qytetar. 
 
“Nuk dua sot të lodhem me temën politikë.”, tha një qytetar.
 
Qytetarët inters më të madh kanë për përmirësimin e cilësisë së jetesës. Anketa e fundit e IRIT tregoi se 58 përqind prej qytetarëve konsiderojnë se shteti shkon në drejtim të gabuar. Nga IRI potencuan se nëse kreatorët e politikave duan ti ndryshojnë këto numra duhet të fokusohen në çështjet ekonomike. Në këtë anketë qytetarët më pak iu besonin parlamentit, gjyqësisë, partive dhe prokurorisë. 
 
FLUTURA LATIFI