Maqedoni
LSDM: Intesifikojmë bisedimet për ndryshimet kushtetuese
08.01.2023 15:53
LSDM ka paralajmëruar intensifikimin e dijalogut me partitë politike të përfaqësuara në Kuvend...

LSDM ka paralajmëruar intensifikimin e dijalogut me partitë politike të përfaqësuara në Kuvend me qëllim arritjen e konsensusit rreth ndryshimeve kushtetuese të cilat sipas tyre duhet të ndodhin në vitin 2023. Nga kjo parti besojnë se të gjitha forcat politike që duan ardhmërinë evropiane të vendit do të mbështesin zbatimin e detyrimeve që ka shteti në rrugën e saj evropiane.
“Si parti politike do të mbajmë një takim me të gjitha partitë politike me të gjitha partitë që kanë përfaqësues në parlament për të diskutuar sërish dhe apeluar se duhet një konsensus politik nga të gjitha partitë politike që janë për të ardhmen evropiane të këtij vendi. Besoj se së shpejti të gjitha partitë politike që janë për të ardhmen evropiane të vendit do të shtrinë duart dhe do të pranojnë detyrimet që kemi, pra ndryshimet kushtetuese që duhet të ndodhin në vitin 2023.”, tha Darko Kaevski nga LSDM.
VMRO-DPMNE: Morën detyrime që nuk mund ti zbatojnë
Por VMRO-DPMNE këmbëngul në qëndrimin e saj kundër ndryshimeve kushtetuese. Sipas tyre rruga evropiane u bllokua nga LSD dhe Kovaçevski, duke marrë obligime, pa pasur mundësi t'i zbatojnë.
“LSD-ja dhe Kovaçevski e dinin se nuk kishin shumicën prej 2/3 në Kuvend për ndryshimin e Kushtetutës, dhe përkundër kësaj pranuan obligimet për shtetin, ishin të vetëdijshëm se nuk mund ta realizonin, por me vetëdije e ngatërruan Maqedoninë, thjesht për të bërë një foto një herë dhe për të thënë se ata kanë bërë diçka. LSD dhe Kovaçevski nuk kanë mandat për ndryshimin e Kushtetutës, sepse qytetarët nuk u kanë dhënë mandat atyre dhe as ndonjë partie tjetër politike në Kuvend për një gjë të tillë”. E vetmja rrugëdalje sipas VMRO-DPMNE-së janë zgjedhjet e parakohshme parlamentare, në të cilat nëse janë të sigurt në korrektësinë e politikave të tyre për ndryshimin e Kushtetutës, le ta kenë premtimin kryesor elektoral.
NAIM RAMADANI
