Maqedoni
MPB ndalohet kontrabandisti, gjenden tetë emigrantë
08.01.2023 16:19
Kriza e migrantëve kryen presion edhe në vitin e ri....

Kriza e migrantëve kryen presion edhe në vitin e ri. Në Gjevgjeli është arrestuar një 42 vjeçar, nga Kavadari i cili është munduar të kontabandojë tetë migrantë prej jugut drejt kufirit verior. Në veturën me tabela regjistruese gjermane janë gjetur migrantë nga Siria, Afganistani dhe Pakistani. MPB syçelur e ndjek situatën.
“M.K. është në stacion policor për shkak të dyshimit për kryerje të veprës penale kontrabandë të migrantëve në koordinim me prokuror publik. Pas dokumentimit të rastit kundët tij do të parashtrohet padi adekuate.”, tha Suzana Pranjiç Talevska nga MPB.
Nga MPB thonë se vitin që lam pas për 28 përqind është rritur suksesi i policisë kufitare në parandalimin e tentimeve për kalim ilegal të kufinjëve. Janë ndaluar 26 mij tentime, numri më i madh në kufirin jugor. Sirija, Pakistani dhe Maroko, janë vendet prej nga më së shpeshti vinë migrantët.
“Gjatë vitit të kaluar është përforcuar edhe aktiviteti operativ zbulim i kontrabandimit, që ka rezultuar me zbulimin e njëqind rasteve të kontarbandimit të më shumë se 1400 migrantëve. Masa për ndjekje penale janë ndërrmarrë kundër njëqind e shtatë personave, prej të cilëve njëzet e një janë shtetas të huaj.”, tha Talevska.
Pesë ditë para Vitit të Ri Kuvendi e vazhdoi gjendjen e krizës, në një pjesë të territorit të shtetit për shkak të rrezikut të lartë për hyrje dhe tranzit të migrantëve, por edhe për mbrojtje të shëndetit publik në kohë pandemie.
FLUTURA LATIFI
