Botë

Shtërpcë, protestë pas plagosjes së dy serbëve

08.01.2023 16:49

Në Komunën e Shtërpcës në Republikën e Kosovës është mbajtur protesta e serbëve...

Në Komunën e Shtërpcës në Republikën e Kosovës është mbajtur protesta e serbëve, e cila, siç theksuan organizatorët, vjen pas “shtypjes së vazhdueshme të serbëve në Kosovë”. Protesta në këtë komunë të banuar me shumicë serbe u mbajt dy ditë pasi dy persona u plagosën në këtë komunë. Protestuesit mbanin pankarta me mbishkrime , “Shtërpca është zemra e Serbisë” dhe “Ne duam vetëm paqe”. 
 
Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq, u tha protestuesve se “terrori i regjimit diktatorial të Albin Kurtit vazhdon si në Shtërpce, ashtu edhe në veri”. Ndërsa, kryetari i Shtërpcës, që është njëherit edhe nënkryetar i Listës Serbe, Dalibor Jevtiq, tha se serbët as nuk do të frikësohen dhe as nuk do të dorëzohen, dhe se “serbët duan të mbesin ne vendet e tyre”. 
 
Kryeministri I Kosovës Albin Kurti kishte deklaruar disa herë që nuk është kundër qytetarëve serbë, por kundër “kriminelëve serbë” që thyejnë ligjin në Kosovë. Policia e Kosovës mbylli për qarkullim rrugën rajonale Shtërpcë-Prevallë, deri në përfundimin e protestës. Me përfundimin e protestës është liruar edhe rruga rajonale Shtërpcë- Prevallë, për qarkullimin e automjeteve.
 
“Ju njoftojmë se në ora 12:30 ka përfunduar protesta që ishte paralajmëruar të mbahej në Shtërpcë. Protesta ka kaluar e qetë dhe nuk është raportuar për incidente”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.
 
Mitrovicë e Veriut, protesta kundër Vuçiç dhe Listës Serbe
 
Protesta janë mbajtur edhe në Veriun e Mitrovicës sërbët lokal kanë protestuar kundër presidentit Aleksandër Vuçiç dhe Listës serbe. Ata akuzuan presidentin serb Vuçiq për tradhti dhe përfaqësuesit e listës serbe për pasurim të pakontrolluar.
 
NAIM RAMADANI