Trupi koordinues ndërmerr masa për përmbytjet

02.02.2015 15:42

Komunat dhe popullata lokale së bashku me armatën dhe policinë, të organizohen për mbrojtje nga përmbytjet eventuale,¬ për shkak të lëshimit të ardhshëm të ujit nga diga Turia në Strumicë, apeloi Trupi Koordinues për Ballafaqim me Përmbytjet...

Ndërprerje ka edhe në komunikacion në disa rrugë për shkak të nivelit të rritur të lumenjve. Nga shembjet e mëdha janë dëmtuar disa drejtime rrugore rajonale dhe lokale, ndërsa ende janë pa energji elektrike një numër i madh i fshatrave, si Struga dhe Kërçova.

Ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakieski, pas mbledhjes së sotme të trupit koordinues ka paralajmëruar se për shkak të derdhjes së ujit që pritet nga Turia, janë caktuar vendet ku gjatë ditës do të bëhen diga.

“Në 12 orët e fundit, në mënyrë drastike është rritur niveli i lumit Vardar dhe priten përmbytje të vogla, para së gjithash në sipërfaqet bujqësore, në rajonin e Demir Kapisë. Stabilizohet gjendja në digën Kalimanci, ndërsa në zonat e përmbytura në Shtip dhe në Manastir, sipas trupit koordinues, punohet në sanimin e dëmeve. Niveli i rritur i ujit të lumenjve nga të reshurat e rrëmbyeshëm dhe shkrirja e menjëhershme e borës i shndërruan në liqen sipërfaqet bujqësore me të mbjella të orizit, në Çeshinovë Oblleshevë”- deklaroi ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakievski.

Institucionet kompetente, sipas Janakieskit, me vëmendje e ndjekin gjendjen dhe ndërmerren masa për sanim të rrugëve dhe rrjetit energjetik, ndërsa do të bëhen vlerësime për sipërfaqet bujqësore pas tërheqjes së ujit. (Gyltene Sinani, TVM2)