Maqedoni
Pasojat nga Covid 19, Shahini: Dyfish numri i kontrolleve në pulmologji
08.01.2023 17:47
Klinika e pulmologjisë ditëve të fundit është e stërngarkuar nga pacientët....

Klinika e pulmologjisë ditëve të fundit është e stërngarkuar nga pacientët. Përpos ndotjes së ajrit, mjegullës dhe kushteve tjera klimatike, edhe pandemia Covid, ka ndikuar që pacientët që kanë probleme me frymëmarrjen të drejtohen në këtë klinikë. Pulmologët theksojnë se pacientët qe kane kaluar Covidin kanë pasoja që shfaqen gjatë kohës së gripeve sezonale.
“Virusi Sars Cov -19 shkaktoi shumë dëme, duke i dëmtuar më së shumti aparatet e frymëmarrjes, dmth mushkëritë. Numri i kontrolleve që ishte para pandemisë dhe tash mund të themi se është i dyfishuar, e mos të them i trefishuar dhe kemi numër shumë të madh të pacientëve që kërkojnë ndihmë si në ordinancë, por edhe kemi shumë pacientë të hospitalizuar si pasojë e covidit.”, tha Zekirja Shahini, pulmolog.
Shahini: Diagnostikimi në kohë, ju shpëton jetën
Pasojat nga Covidin mund të jenë edhe më fatale se sa mendojme, andaj pulmologu Shahini apelon që të gjithë qytetarët që ndjejnë simptome të kollitjes me gjak dhe vështirsi në frymëmarje, mos të ngurojnë dhe të drejtohen sa më parë te mjeku kompetent.
“Tani kemi shumë raste kur nuk janë duhanpirës dhe janë të rinjë, që e kanë kaluar Kovidin, dhe tani pasojat janë fatale. Pacientët kanë frikë dhe prandaj vonohen dhe vijnë në fazën kur iu përkeqësohet gjendja dhe ne veç më e bëjmë diagnostifikimin dhe i drejtojmë në klinikën e radiologjisë… fatkeqësisht shumica e tyre janë me kancer.”, tha Shahini.
Jeta e shume njerëzve ka ndryshuar në mënyrë drastike si pasojë e Covid-19, andaj kujdesi i vazhdueshëm, mbajtja e maskës dhe kontrollet me kohë tek mjeku, mund të parandalojnë përkeqësimin e gjendjes shëndetësore.
BELINDA KOKA ADEMI
