Maqedoni

Këshilltari Scholl do të vizitojë vendin: Do tiu ndihmojmë për luftimin e korrupsionit

08.01.2023 18:02

Këshilltari në Departamentin Amerikan të Shtetit, Derek Scholl, do të vizitojë vendin...

Këshilltari në Departamentin Amerikan të Shtetit, Derek Scholl, do të vizitojë vendin, Kosovën dhe Serbinë nga 11 deri më 13 janar. Siç njoftoi Departamenti i Shtetit, qëllimi është të konfirmohet përkushtimi i Shteteve të Bashkuara për paqen, stabilitetin dhe prosperitetin e Ballkanit Perëndimor. Scholl me një delegacion special do të jetë në Shkup të mërkurën, më 11 janar, ku me kreun e shtetit do të bisedojë për energjinë, ekonominë, por edhe luftën kundër korrupsionit, pas së cilës do të udhëtojë në Prishtinë, e më pas në Beograd. Në një intervistë për “Zërin e Amerikës” ai vuri në dukje korrupsionin si sfidën kryesore për rajonin.
 
“Shohim potencial të madh në Ballkanin Perendimor. Në përgjithsi në ekonomi, sa i përket demografisë e shohim talentin e madh. Por frustracioni ynë është që ka shum gjëra që qëndrojnë në rrugën drejt atij potenciali, dhe korrupsioni është një nga ato çështje.  Për kët shkak shohim aq shum njerëz nga Ballkani Perendimor si largohen sepse nuk shohin të ardhme të ndritur. Për shkak të shumë sfidave me korrupsionin, me të cilën përballen vendet. RMV është një nga shtetet që luftojnë korrupsionin dhe ne bëjmë gjithçka që mundemi të ndihmojmë. Dërguam ekipë në RMV të bisedojë për këto çështje. Lufta kundër korrupsionit është prioritet për sekretarin Blinken, për shefin tim por edhe për tërë administratën. Kemi koordinator më të vjetër për aktivitetet që tu ndihmojmë shteteve të luftojnë korrupsionin.”, tha Derek Shole, këshilltar i Departamentit të Shtetit - Amerikë.
 
FLUTURA LATIFI