Maqedoni
Alfabeti braille, Vitanov: Duhet të institucionalizohet sa më shpejt
08.01.2023 18:16
Gjashtë pikat e alfabetit Braille, hapin një botë të tërë për njerëzit me shikim të dëmtuar....

Gjashtë pikat e alfabetit Braille, hapin një botë të tërë për njerëzit me shikim të dëmtuar. Është mjeti kryesor për shkrim e lexim dhe parakusht për përfshirje më të madhe në shoqëri thotë Dragi Vitanov, kryetar i Shoqatës së të verbërve. Ky alfabet tashmë është përfshirë në banokomatet e disa bankave dhe disa nga ilaçet. Por kjo nuk mjafton. Nga shoqata për të verbër kërkojn që alfabeti Braill të institucionalizohet.
“Duhet në të gjitha institucionet të përdoret shkrimi Braill që edhe personit të verbër kur t’i dorëzohet ndonjë ftesë apo lajmërim nga ndonjë institucion, të mundet personalisht ta procesuoj atë informacion e jo t’i asistoj dikush tjetër, pra ta njoftojë me përmbajtjen e atij teksti.”, tha kryetari i Shoqatës së të verbërve, Dragi Vitanov.
Alfabeti Braille mësohet vetëm në shkollën për fëmijë dhe të rinj me shikim të dëmtuar “Dimitar Vllahov” në Shkup. Sipas të dhënave atë e shfrytëzojnë rreth 2500 persona me shikim të dëmtur në nivel Republikan. Por libra me shkrimin Braille ka vetëm në 4 biblioteka në vend. Zhvillimi i letërsisë moderne e ka afruar letërsinë me njerëzit me shikim të dëmtuar përmes librave audio, dhe sintetizuesit e të folurit dhe lexuesit e ekranit i lejojnë ata të përdorin në mënyrë aktive kompjuterët.
SANIJE DURAKU
