Egjipt, gjykata dënoi me vdekje 183 ithtarë të “Vëllazërisë myslimane”
Një gjykatë egjiptiane ka konfirmuar sot dënimet me vdekje për 183 përkrahës të “Vëllazërisë myslimane” të Egjiptit...

Ata akuzohen për gjoja vrasjen e oficerëve të policisë.
Ndërkohë, autoritetet po vazhdojnë një goditje të ashpër ndaj kundërshtarëve, njofton AFP dhe “Reuters”. Verdikti i parë kundër 188 të pandehurve u dha në dhjetor. Dy nga të akuzuarit janë liruar të hënën, ndërsa një u dënua me 10 vjet burg. Verdikti i sotëm erdhi pasi dënimet iu dërguan myftiut të madh dhe përkthyesit zyrtar të qeverisë.
Presidenti egjiptian, Abdel Fattah el-Sisi, i cili ishte edhe shef i ushtrisë, rrëzoi presidentin e parë demokratik, Muhamed Morsi dhe i njëjti e përshkruan Vëllazërinë si "një kërcënim të madh sigurie", ndërsa lëvizja e ka dëshmuar angazhimin për aktivizëm paqësor.
