Xhaferi koordinohet për seancën e parë plenare, sot seanca të dy komisioneve
Deputetët nga sot po kthehen....

Deputetët prej sot kthehen në punë. Fillimisht në Kuvend mbahet koordinimi i rregullt i kryeparlamentarit me koordinatorët e grupeve parlamentare.
Për sot janë caktuar edhe seancat e dy komisioneve kuvendore, ajo e Këshillit Kombëtar për Eurointegrime ku do të shpalosen prioritetet e Presidencës suedeze me Këshillin e Bashkimit Evropian dhe mbledhja e Komisionit për Mbrojtje dhe Siguri.
Nesër duhet të mbahet seanca e parë plenare këtë vit.
Në rendin e propozuar të seancës së 99, janë 15 pika, kryesisht ligje në lexim të parë dhe të dytë.
Vitin e kaluar, Kuvendi arrit të mbajë vetëm 39 seanca të reja, në të cilat janë miratuar 290 pika në rendin e ditës, prej të cilave 190 janë të shqyrtuara, ndërsa 100 mbetën të pashqyrtuara.
