Kaos në Brazil, mbështetësit e Bolsonaros sulmojnë institucionet
Tensione në Brazil...

Tensione në Brazil, ku mijëra protestues që mbështesin ish-presidentin Jair Bolsonaro kanë mësyrë në godinat kryesore të qeverisë.
Disa mijëra protestues hynë brenda ndërtesave qeveritare. Rreth 3,000 demonstrues thyen mobiljet brenda Gjykatës së Lartë dhe Kongresit.
Ndërhyrja e forcave speciale sipas mediave braziliane ka mundësua rimarrjen e kontrollit të Gjykatës së Lartë, por Parlamenti mbetet ende i pushtuar.
Shumë prej protestuesve kundërshtojnë rezultatin e zgjedhjeve të 30 tetorit, gjatë të cilave Luiz Inacio Lula da Silva mundi kundështarit të tij Bolsonaro. Presidenti Lula ndodhet aktualisht në Sao Paulo.
Partia e Punëtorëve e zotit Lula, një forcë e majtë politike, i kërkoi zyrës së prokurorit publik që të urdhërojë forcat e sigurisë publike të veprojnë në frenimin e demonstruesve.
Ish-presidenti e ka vënë në dyshim në mënyrë të vazhdueshme rezultatin e zgjedhjeve, por pa ofruar prova.
Bolsonaro u largua nga Brazili për në Florida, 48 orë para përfundimit të mandatit të tij.
