Treni del nga shinat në Kadina Reka, asnjë pasagjer i lënduar

09.01.2023 11:05

Treni i pasagjerëve i linjës Gjevgjeli-Shkup....

Treni i pasagjerëve i linjës Gjevgjeli-Shkup, sot rreth orësh 7 të mëngjesit,  ka dalë nga shinat pranë stacionit hekurudhor Kadina Reka.

Në momentin e aksidentit në vagona kanë qenë rreth 150 pasagjerë. Fatmirësisht nuk ka pasagjerë të lënduar

“Lokomotiva dhe një vagon kanë dalë nga shinat në stacionin hekurudhor Kadina Reka, në anën e majtë të lumit Vardar. Bëhet fjalë për trenin e udhëtarëve që mëngjesin e sotëm u nis nga Gjevgjelia për në Shkup. Nuk ka persona të lënduar”, konfirmojnë  nga Hekurudhat e Maqedonisë së Veriut.