Drejtimi i RMV-së me OSBE-në, ministri Osmain prezanton prioritetet para A5-së
Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani...

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, prezantoi prioritetet dhe synimet e Maqedonisë së Veriut para ambasadorëve të vendeve anëtare dhe vëzhguesve të GRUPIT A5- Kartës e Adriatikut gjatë presidencës së RMV-së me OSBE-në deri në 2023.
Fillimisht u mbajt një takim pune me ambasadorët e SHBA-së , Shqipërisë, Kosovës, Malit të Zi, Bosnje dhe Hercegovinë, Kroacisë, Serbisë dhe Sllovenisë e më pas vijoi konferenca e përbashkët për shtyp e ministrit Osmani dhe ambasadores së SHBA-së në Shkup, Angela Ageler.
Ambasadorja amerikane tha se se lufta kundër korrupsionit mbetet prioriteti numër një për diplomacinë amerikane në vend, në vitin 2023.
Përkujtoi se kjo temë do jetë në qendër të takimeve edhe të këshilltarit të Departamentit të Shtetit, Derek Schole, që viziotn rajonin më 11 janar me një delegacion të posaçëm ndërinstitucional, e që do të takohet me zyrtarë të qeverisë për të diskutuar një sërë çështjesh, përfshirë energjinë, ekonominë dhe luftën kundër korrupsionit.
Ministri Osmani shtoi se një nga instrumentet e SHBA-së, në kornizën e dakorduar me Shkupin, në luftën kundër korrupsionit, do të jetë zgjerimi i listës së zezë për sanksione.
“Dialogu strategjik me Shtetet e Bashkuara është një kornizë për bashkëpunim të përbashkët dhe në luftën kundër korrupsionit është një platformë e dakordësuar dhe çdo mbështetje prej tyre është e mirëseardhur. U takon atyre të shohin se si do ta ofrojnë këtë mbështetje. Deri më tani ka qenë me trajnime të ekspertëve dhe tani ka shpallje për listën e sanksioneve dhe kjo është në kuadër të bashkëpunimit të dakorduar dhe në interes të ligjit të Maqedonisë së Veriut”, tha shefi i diplomacisë së vendit tonë.
