Obama: SHBA do të bëjë presion ndaj Putinit dhe do ta ndihmojë Ukrainën

02.02.2015 16:31

Presidenti amerikan, Barak Obama, me rastin e situatës në Ukrainë tha se SHBA-ja do të vazhdojë të veprojë në "dy binarë", duke kryer presion ndaj presidentit rus, Vladimir Putin dhe duke i ndihmuar Ukrainës, por Putini i dërgoi mesazh se vendimet diplomatike edhe më tej janë në dispozicion...

Obama në një intervistë për CNN-në deklaroi se SHBA-¬ja ka pasur rol aktiv në tranzicionin e pushtetit në Ukrainë nga shkurti i vitit 2014.

"Atëherë Putini mori vendim për Krimenë dhe për Ukrainën¬ jo për shkak të ndonjë strategjie të veçantë, por në vend të parë për shkak se u gjend mes protestave në sheshin “Majdan” dhe pasurisë së presidentit të atëhershëm, Viktor Janukoviç, prej kur ne ndërmjetësojmë në marrëveshjen për tranzicion të pushtetit në Ukrainë"- tha Obama.

Ai vlerësoi se Putini që atëherë është gjithnjë thellë e më thellë në situatë kur paraqet shkelje të së drejtës ndërkombëtare, sovranitetit territorial të Ukrainës që diplomatikisht e ka izoluar Rusinë dhe ka sjellë vendosjen e sanksioneve, të cilat e kanë "gjymtuar ekonominë ruse".