Akuzat për subvencionet e BE-së, Babish lirohet nga akuzat për mashtrim
Gjykata e Pragës liroi sot ish-kryeministrin çek Andrej Babish....

Gjykata e Pragës liroi sot ish-kryeministrin çek Andrej Babish nga akuzat për mashtrim me 2 milionë dollar subvencione nga Bashkimi Evropian.
Prokurorët kërkuan tre vjet provëdënim me kusht dhe 440,000 dollarë gjobë për miliarderin.
Ai në vazhdimësi ka këmbëngulur se akuzat ndaj tij ishin të motivuara politikisht. Babish ka qenë forcë dominuese në politikën çeke në dekadën e fundit, fillimisht si ministër i financave dhe më vonë si kryeministër, përpara se partitë opozitare ta rrëzonin atë në zgjedhjet e 2021, pavarësisht se partia e tij ANO fitoi shumicën e vendeve në parlament.
Me partinë e tij tashmë në opozitë, Babissh 68 vjeç, po kërkon të fitojë presidencën dhe të zëvendësojë aleatin e tij, Milosh Zeman, mandati i dytë i të cilit përfundon në mars.
Njeriu i pestë më i pasur në vend sipas listës së Forbes 2021, është një nga favoritët në zgjedhje, raundi i parë i votimit të të cilave fillon më 13 dhe 14 janar.