Botë
40 të vdekur në fatkeqësinë e autobusit në Senegal
09.01.2023 14:05
Dyzet persona u vranë dhe 85 u plagosën kur dy autobusë u përplasën të dielën në një rrugë arteriale në rajonin qendror Kaffrine të Senegalit....

Dyzet persona u vranë dhe 85 u plagosën kur dy autobusë u përplasën të dielën në një rrugë arteriale në rajonin qendror Kaffrine të Senegalit. Prokuroria thotë se hetimet e para tregojnë se njërit autobus i plasi goma dhe doli nga rruga dukeu përplasur me autobuzin tjetër që vinte përballë tij. Të lënduarit u dërguan në spitalet në Kaffrine.
Qeveria shpalli tre ditë zie kombëtare duke filluar nga e hëna, me flamujt në gjysmështizë në të gjithë vendin. Presidenti Sall tha se pas përfundimit zisë kombëtare, do të mbahet një këshill qeveritar për të "marrë masa të forta për sigurinë rrugore".
Aksidentet rrugore janë të zakonshme në Senegal, kryesisht për shkak të gabimeve të shoferit, rrugëve dhe automjeteve të rrënuara, por fatkeqësia e fundit ka shkaktuar një nga humbjet më të rënda të jetëve nga një incident i vetëm në vitet e fundit.
Në tetor 2020, të paktën 16 persona u vranë dhe 15 të tjerë u plagosën kur një autobus u përplas me një kamion frigoriferik në Senegalin perëndimor.
