Maqedoni

Kovaçevski i telefonon Zelenskit: Vazhdojmë mbështetjen për Ukrainën

09.01.2023 14:40

Kryeministri Dimitar Kovaçevski, gjatë një bisede telefonike me presidentin e Ukrainës, Volodimir Zelenski...

Kryeministri Dimitar Kovaçevski, gjatë një bisede telefonike me presidentin e Ukrainës, Volodimir Zelenski, përcolli mbështetjen e Maqedonisë së Veriut për popullin ukrainas në agresionin brutal ushtarak të pajustifikuar dhe të paprovokuar që po kryen Rusia ndaj një shteti të pavarur. 
 
Në fokus të veçantë të bisedës ishte zhvillimi i ngjarjeve në frontin ushtarak si dhe roli i OSBE-së në mundësitë e përfundimit të luftës. “Si kryeministër i vendit që kryeson me OSBE-në, do të vizitoj Ukrainën.”, theksoi kryeministri Kovaçevski. Sipas tij, Maqedonia e Veriut, si anëtare e NATO-s, do të vazhdojë të ndihmojë Ukrainën në të gjitha mënyrat e nevojshme. Presidenti Zelenski shprehu mirënjohjen e tij për popullin maqedonas për të gjithë ndihmën dhe mbështetjen e deritanishme, thuhet në njoftimin e Qeverisë.