Shkupi, qyteti i 6 - të më i ndotur në botë, LSDM: Masa e takim urgjent i këshillit të Shkupit

09.01.2023 15:21

Shkupi këtë të hënë u gjend në vendin e 6 qyteteve më të ndotura në botë....

Shkupi këtë të hënë u gjend në vendin e 6 qyteteve më të ndotura në botë, me prani shqetësuese të  grimcave të dëmshme  PM 2.5.  Ajri më i ndotur është regjistruar në Lisiçe, Gazi Babë, Aerodrom dhe një pjesë të Gjorçe Petrovit.

Këshilltarët e  LSDM-së, të mbështetur nga LDP dhe DOM, kërkojnë seancë të jashtëzakonshme të Këshillit për ndotjen e ajrit në kryeqytet. Dolën me një sërë propozim masash.

“Rritje të menjëhershme të numrit të autobusëve në të gjitha linjat në transportin publik, transport falas për të gjithë qytetarët në Shkup. Rialokim i menjëhershëm i parave në Buxhetin e Qytetit të Shkupit për luftimin e ndotjes. Ndihmë financiare për shkollat për përshtatjen e sistemit të ngrohjes me energjesa ekologjike. Përgatitja e planit  për pastrimin e të gjitha deponive në Shkup. Pastrimi i rrugëve dhe hapësirave publike me ndihmën e cisternave si dhe veprimi intensiv i pakushtëzuar i inspektorëve në kryerjen e detyrës.”, - deklaroi këshilltari i LSDM-së në Qytetin e Shkupit, Gordan Shutarov.

VMRO-DPMNE: Gjysmëmasat, rrugë për subvencione për NQP-në

I menjëhershëm ka qenë reagimi i VMRO-DPMNE-së nga ku thonë se masat e LSDM-së për ajër më të pastër nuk do të ndryshojnë asgjë përveç mbushjes së buxhetit të qytetit.

“LSD është 7 vjet në pushtetin qendror. Gjysmë-masat e këshilltarit Shutarov nuk do të ndryshojnë asgjë dhe janë populizëm i pastër. Askush në Shkup nuk beson se do të ketë ajër më të pastër nëse ofrohet transport falas në NQP ose nëse ndahen në mënyrë të njëhershme mjete nën alinenë për mjedisin jetësor. Me gjysmë-masa të tilla, vetëm LSD-së dhe Shutarov i hapin rrugën subvencioneve të reja që duhet t'i japë qyteti për drejtorin e NQP-së, i cili vjen drejtpërdrejtë nga selia e LSD-së”,  – thuhet në kumtesën e VMRO-së.

Sipas tyre, nëse LSDM ka qëllim të sinqertë atëherë le të mbledh koalicionin me BDI, të Majtën dhe të kërkojnë nga qeveria masa urgjente. (Gazmend Kurtishi, TVM2)