Sashk-u: Të mërkurën fillojmë me protesta

02.02.2015 16:55

Për shkak të ngecjes së dialogut social dhe mosplotësimit të kërkesave, SASHK-u ka sjellë vendim për të dalë në protesta...

Kryetari i SAHK-ut, Jakim Nedellkov, njofton se pas dy javëve grevë, mësimdhënësit nga e mërkura do të protestojnë në disa qytete të Maqedonisë.

“U soll vendim që të mërkurën të protestohet në shumë qytete të Maqedonisë, ku do të shprehen qartë pakënaqësitë e punonjësve. Gjithashtu është përcaktuar edhe protesta qendrore për ditën e premte, në të cilën do të marrin pjesë edhe punonjës të kulturës dhe qytetarët”- deklaroi kryetari i SHASHK-ut, Jakim Nedellkov.

Kryetari i SASHK-ut tha se protesta nuk do të ndalet deri në momentin që të gjendet një zgjidhje e përbashkët. 

“Mirë do të ishte që të zhvillohej dialog dhe të gjendet zgjidhje e përbashkët, derisa nuk bëhet një gjë e tillë, bojkoti nuk do të ndalet. Konstatuam se bojkoti duhet të vazhdojë edhe më tej, derisa ministritë me resorë nuk i qasen me seriozitet kërkesave të SASHK-ut”- tha Nedellkov.

Nedellkov rithekson se sindikata nuk është dakord me kërkesën e MASH-it, që greva të ndërpritet fillimisht dhe më pas të nisin negociatat.(Sanije Kasami, TVM2)