Maqedoni

Inflacioni në nivel rekord, qytetarët presin uljen e premtuar të çmimeve

09.01.2023 18:06

Inflacioni dhe vala e rritjes së çmimeve po rëndojnë buxhetin e familjes....

Inflacioni dhe vala e rritjes së çmimeve po rëndojnë buxhetin e familjes. Çmimet e larta të ushqimit dhe energjisë elektrike godasin rëndë standardin jetësor të qytetarëve. Vitin e kaluar, kostoja e jetesës u rrit me 14.2 për qind krahasuar me vitin 2021, i cili kaloi me një normë inflacioni prej vetëm 3.2 për qind. Rritja e çmimeve në tregti u rrit për 12,6 për qind – njoftoi Enti Shtetëror i Statistikave. 
 
Për një familje prej katër anëtarësh, në dhjetor të vitit të kaluar nevojiteshin 43.163 denarë për nevoja minimale, nën presionin e inflacionit, nevojat u rritën në 51.235 denarë, ndërsa në dhjetor për ushqim dhe pije ishin të nevojshme 19.226 denarë, që është 44 për qind rritje të shportës së konsumit. Pothuajse një përqindje të ngjashme të rritjes së çmimeve, ka pasur edhe transport. Llogaritja e dhjetorit jep shpresë. Vlera e kostos së jetesës ra me 0.2 dhe çmimet me 0.7 për qind. Konsumatori pret uljen e paralajmëruar të çmimeve nga ana e qeverisë për të paktën 10 për qind. Banka Qendrore parashikon një ngadalësim gradual të inflacionit në periudhën afatmesme, në normat historike rreth 2%.