Botë
Tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.6, alarm për cunami
09.01.2023 21:50
Një tërmet i fuqishëm, me magnitudë 7.6, është regjistruar në afërsi të Indonezisë dhe Australisë.....

Një tërmet i fuqishëm, me magnitudë 7.6, është regjistruar në afërsi të Indonezisë dhe Australisë.
Lëkundjet janë shënuar në Detin Arafura dhe autoritetet indoneziane kanë lëshuar alarmin për tsunami, ndërsa ato australiane kanë qetësuar banorët, duke thënë se nuk ka rrezik për diçka të tillë.
Ende nuk ka të dhëna për viktima apo dëme materiale.
