Tiranë, liderët shqiptarë të RMV-së në darkë me Ramën

10.01.2023 09:52

Kryeministri shqiptarë, Edi Rama...

Liderët e BDI-së, PDSH-së, ASh-së dhe Alternativës, sot  në orën 19:00 do të mblidhen  në një darkë joformale në Tiranë me ftesë të kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama.

Tema dhe arsyeja e takimit të thirrur, ende mbetet mister. Nga kabineti i Ramës nuk sqarojnë agjendën, nuk tregojnë mbi arsyen pse janë ftuar 5 liderët e partive shqiptare në RMV  dhe pse pikërisht në këtë moment.

Rama organizoi një takim në të njëjtin format më 29 dhjetor 2016 në Tiranë, në atë kohë me Ali Ahmetin, Zijadin Selën dhe Bilal Kasamin, i cili rezultoi me një deklaratë të përbashkët për ruajtjen e interesave të shqiptarëve, përfshirë  barazinë e  plotë gjuhësore, statusin e gjuhës shqipe në Kushtetutë, zhvillim të barabartë rajonal, komisione ndërkombëtare për pastrimin e rasteve të montuara gjyqësore, si dhe debat gjithëpërfshirës për flamurin, himnin dhe stemën në një mënyrë që simbolet shtetërore të pasqyrojnë multietnicitetin social dhe barazinë.