Dhjetëra viktima në Peru, policia qëllon mbështetësit e ish-presidentit

10.01.2023 12:21

Të paktën 12 persona vdiqën në Peru...

Të paktën 12 persona vdiqën në Peru teksa protestuesit që sulmuan  aeroportin  në qytetin juglindor të Juliaca u përleshën me policinë. Që nga e hëna, protestuesit po bllokojnë rrugët kryesore.

Ata akuzojnë policinë se po ushtron dhunë dhe  kërkojnë largimin e presidentes Dina Boluarte, e cila mori detyrën pas rrëzimit dhe arrestimit të ish presidentit Pedro Castillo më 7 dhjetor.

"Policët qëlluan mbi ne. I bëjmë thirrje presidentes të japë dorëheqjen sepse ajo është një vrasëse. Shumë njerëz po vdesin për shkakun  e saj. Duhet të pranoj që njerëzit nuk e duan.",  - tha një qytetar.

"Kush do të na mbrojë? Kush do të kujdeset për këta fëmijë të traumatizuar, këta fëmijë që po mbeten  jetimë?”, - u shpreh një qytetare.

Arrestimi  i Castillos  ka shkaktuar javë të tëra përplasjesh në vendin që përballet me vite të tëra paqëndrueshmërie politike. Që nga fillimi i tyre, 34 persona kanë vdekur. Protestuesit duan që të shpallen zgjedhje të reja menjëherë edhe pse zgjedhjet e parashikuara për në 2026, tashmë janë dakorduar të mbahen në prill të vitit 2024. (Fitore Demolli, TVM2)