Kuvendi mban seancën e parë plenare, në rend dite, ratifikimi i marrëveshjes me “Frontex”

10.01.2023 10:40

Kuvendi sot do të mbajë seancën e 99-të...

Kuvendi sot do të mbajë seancën e 99-të, në të cilën e dyta pikë e rendit të ditës është ratifikimi i Marrëveshjes ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe BE-së për aktivitetet operative të kryera nga “FRONTEX”.

Marrëveshja e parë e tillë mes  Maqedonisë së Veriut dhe Unionit e nënshkruar në gjuhën maqedonase, rregullon të gjitha çështjet e nevojshme për vendosjen e ekipeve të menaxhimit të kufirit nga trupi i përhershëm i Rojës Kufitare dhe Bregdetare Evropiane në vendin tonë,  ku anëtarët e ekipit mund të ushtrojnë kompetenca ekzekutive në territorin e shtetit.

Projektligji për ratifikimin e Marrëveshjes “FRONTEX” do të shqyrtohet sot në Komisionin amë për Politikë të Jashtme dhe Komisionin Legjislativ-Jurid, para se të paraqitet në seancën parlamentare.

Sipas projektligjit për ratifikimin e marrëveshjes, zbatimi i saj duhet të hyjë në fuqi ditën e parë të muajit të dytë pas datës në të cilën palët kanë njoftuar njëra-tjetrën për përfundimin e procedurave të brendshme ligjore.

Zbatimi i marrëveshjes në vend, është kompetencë të Ministrisë së Brendshme.