VMRO-DPMNE pyet Kovaçevskin: A është kërkesë e tij platforma e re e Tiranës?

10.01.2023 12:42

Opozitarja VMRO-DPMNE ka shtruar...

Opozitarja VMRO-DPMNE ka shtruar sot pyetjen nëse takimi i liderëve shqiptarë të RMV-së,  me kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama, bëhet për të shpëtuar karrierën politike të Kovaçevskit dhe Ahmetit, të mbështetur nga Apasiev i cili luan sipas tyre, rolin e patriotit të rremë.

Sipas tyre, Kovaçevski nuk ka asgjë kundër takimit në Tiranë, edhe pse çështjet maqedonase diskutohen jashtë vendit, e kjo do të thotë se ai këtë takim e sheh si gomë shpëtimi për karrierën e tij politike.

A është takimi në Tiranë me kërkesë të Kovaçevskit, që do të jetë rezultati i takimit, a do t'i mësojë Ahmeti në Tiranë agjendën e gjelbër apo do t'i sjellë Kovaçevskit një platformë të dytë të Tiranës, i cili për të shpëtuar veten duhet ta pranojë atë?

Marrëveshja e vetme që duhet të jetë mes të gjitha partive politike në Maqedoni, jo në Tiranë, është bashkimi kundër krimit të LDS-së dhe BDI-së dhe një marrëveshje për zgjedhjet që të vendosë populli, reagojnë nga VMRO-DPMNE.