Rreshje bore në Kodrën e Diellit

10.01.2023 14:01

Gjatë natës në qendrën e skijimit në Kodrën e Diellit....

Gjatë natës në qendrën e skijimit në Kodrën e Diellit,  është krijuar mbulesa e parë më e madhe e dëborës, por bora ende nuk mjafton për fillimin e sezonit të skijimit.

Sipas informacioneve nga qendra e skijimit,  ka dhjetë centimetra bore e për të bërë ski duhen së paku 30 centimetra.

Fakti që nuk është krijuar mbulesë e mirë e borës deri më tani ka krijuar problem për shkak të anulimit të rezervimeve, tha Zive Alexovski, drejtor ekzekutiv i ELEM Tours.

Mungesa e borës nuk i ka penguar adhuruesit e pamjeve spektakolare që ofron natyra, të përdorin  teleferikun  e ri  gjashtëvendësh për një vizitë panoramike. Por sigurisht që për të shijuar dimrin, të gjithë presin borën.