Botë
Trazirat në Brazil, arrestohen 1.500 persona, Da Silva: Policia dhe ushtria e involvuar
10.01.2023 15:11
Dhjetëra mijëra njerëz në Brazil dolën në mitingje pro-demokracisë...

Dhjetëra mijëra njerëz në Brazil dolën në mitingje pro-demokracisë, në një kundërpërgjigje ndaj sulmit në Kongres nga mbështetësit e ish-presidentit, Jair Bolsonaro. Në Sao Paulo, turmat brohorisnin se Bolsonaro duhet të shkojë në burg. Rreth 1.500 persona janë arrestuar gjatë trazirave të së dielës në kryeqytetin Brasilia, që tronditën vendin, por dhe mbarë komunitetin ndërkombëtar.
“Në total janë 1.500 arrestime. Për sa i përket këtyre të arrestuarve, shumica dërrmuese ndodheshin në kampin e vendosur në sektorin ushtarak urban në Brasilia. Për momentin, të arrestuarit ndodhen në selinë e Akademisë Kombëtare të Policisë, janë nën kontroll nga 50 ekipe të Policisë Gjyqësore Federale.", - deklaroi ministri i drejtësisë dhe sigurisë publike i Brazilit, Flavio Dino.
Presidenti Luiz Inacio Lula Da Silva, e quajti “grusht-shtet” sulmin kundër institucioneve dhe akuzoi gjeneralin e ushtrisë dhe kreun e policisë për bashkëpunim me iniciatorët e sulmit.
FARIJE DAUTI BAKIJU
