Ndotja e ajrit, Shkupi radhitet i 16 –ti në botë

10.01.2023 16:09

Grupi i këshilltarëve të LSDM-së, RDM-së dhe LDM-së....

Grupi i këshilltarëve të LSDM-së, RDM-së dhe LDM-së në Këshillin e Qytetit të Shkupit dorëzuan  iniciativë për mbajtjen e seancës së jashtëzakonshme për ndotjen në kryeqytet.

Propozuan edhe masa specifike si rritje të  numrit të autobusëve në të gjitha linjat, transport falas për  qytetarët, planit  për pastrimin të deponive në Shkup  dhe masa tjera.

Sipas tyre, kur bëhet fjalë për shëndetin e  qytetarëve, nuk ka dhe nuk guxon të ketë vend për politika ditore.

“I bëjmë thirrje kryetarit të Këshillit nga radhët e VMRO-DPMNE-së, Trajko Sllaveski, që ta pranojë iniciativën dhe të caktojë takim për të diskutuar për ndotjen e madhe që i ndodh Shkupit me javë të tëra. VMRO-DPMNE, Levica dhe Danela Arsovska të mos çojnë  inat, por menjëherë të marrin masa për uljen e ndotjes së ajrit.”, - u shpreh këshilltarja e qytetit të Shkupit, Renata Jajoska.

LSDM - seancë të jashtëzakonshme për ndotjen, Sllavevski: Mungojnë nënshkrimet për seancën

Por, sipas  Sllavevskit, kërkesa ishte e pakompletuar  sepse nuk janë nënshkruar një e treta e këshilltarëve. Sërish ai kërkesën e dorëzoi për mendim te Arsovka nga ku pritet përgjigje.

“Nëse këto dy kushte plotësohen  të kemi së paku 16 këshilltarë dhe të marrim mendimin e kryetares së komunës dhe nëse vjen deri te caktimi i seancës, ajo do të caktohet javën që vjen,  sepse jam i informuar që kryetarja e qytetit, Arsovska është në pushim mjekësor.”, - theksoi këshilltari nga VMRO-DPMNE, Trajko Sllaveveski. 

Nga VMRO-DPMNE vlerësuan se nuk ka nevojë për thirrje të seancës urgjente. LSDM dhe Arsovska mund të ulen dhe të merren vesh për të ndërmarrë masa konkrete për përballje me ajrin e ndotur.  Ndërkohë era dhe shiu kanë pastruar smogun në Shkup.  Kryeqendra jonë nuk është në mesin e dhjetë kryeqyteteve më të mëdha në botë për sa i përket ndotjes së ajrit, siç ishte në dy javët e fundit.

Me një indeks të cilësisë së ajrit prej 123, Shkupi në orën 12 e 30  u radhit i 16 në botë. Qytete tjera më të ndotura pas kryeqendrës  janë Tetova me indeks 167, dhe Gostivari 132. (Flutura Latifi Rrahimi, TVM2)