Maqedoni
Vizita e këshilltarit amerikan Shole, Ruzhin: Vjen me kërkesë për ta luftuar seriozisht korrupsionin
10.01.2023 16:51
Vizita e këshilltarit të departamentit të shtetit Derek Shole, të mërkurën është një sinjal i madh...

Vizita e këshilltarit të departamentit të shtetit Derek Shole, të mërkurën është një sinjal i madh dhe pikë e lartë e fokusit të politikës amerikane për të mos u lëkundur nga prioriteti për luftimin e korrupsionit në Ballkanin Perëndimor, gjegjësisht edhe në Maqedoninë e Veriut, thotë ish-amabsadori Nano Ruzhin.
“Ngjarjet me jurisprudencën e Maqedonisë në muajt apo vitet e fundit si dhe numri i aferave të zbuluara me korrupsion nga bazat, respektivisht nga komunat e deri te pushtetet, pa marrë parasysh se cila skenë politike është në qeveri, tregon se shteti ynë që moti ka probleme me këtë fenomen. Është e patjetërsueshme të ndërmerren aktivitete të ndryshme, nga planet aksionare për luftën kundër korrupsionin në nivel të komunave e deri më lartë. Duhet hapësirë e madhe për aktivitetet civile, digjitalizim permanent, transparencë, para se gjithash institucione stabile që do të funksionojnë në kuadër të luftës kundër korrupsionit.”, - deklaroi ish-ambasadori, Nano Ruzhin.
Këshilltari amerikan Shole nuk do të jetë këtu vetëm simbolikisht, por do të rekomandojë dhe kërkojë me ngulm nga institucionet që t’i qasen seriozisht problemit me korrupsionin, duke aplikuar metoda dhe mekanizma afatgjate, nënvizon Ruzhin.
“Kjo vizitë do të jetë një hap më shumë për një sistem dhe qasje drejt luftës kundër korrupsionit, jo vetëm si një ngjarje e vogël simbolike, por sistematike, pasi që korrupsioni është problem më të cilën këta duhet të ballafaqohen në mënyrë permanente dhe në stade të gjata.”, - u shpreh ish-ambasadori, Nano Ruzhin.
Ambasadorja e ShBA-së në vend Aggeler njoftoi se këshilltari i departamentit të shtetit do të afirmojë prioritetin e Uashingtonit, siç është lufta kundër korrupsionit, dhe se do të hap edhe disa çështje të tjera. Por, ajo nuk sqaroi nëse vizita e tij do të përcillet me publikimin e listës së zezë të politikanëve të korruptuar, gjë që e hulumtoi ekipi amerikan për sanksione në fillim të dhjetorit.
NERMIN MULAKI FEJZULLAHU
