Chollet sot viziton Shkupin

11.01.2023 07:51

Këshilltari i Departamentit të Shtetit, Derek Chollet....

Këshilltari i Departamentit të Shtetit, Derek Chollet sot do të qëndrojë në Shkup, ku do të takohet me kryeministrin Dimitar Kovaçevski, me të cilin do të bisedojë për disa çështje, përfshirë këtu energjetikën, ekonominë dhe luftën kundër korrupsionit.

Qëllimi i vizitës së Chollet në Ballkanin Perëndimor, siç paraprakisht bëri të ditur Departamenti i Shtetit, është që ta theksojë përkushtimin e përhershëm të SHBA-ve për paqen, stabilitetin dhe prosperitetin në këtë rajon.

Vizita e tij në vend është në kuadër të turneut ballkanik, gjatë të cilit do t’i vizitojë edhe Kosovën dhe Serbinë.