Rikthehet Golden Globes, “The banshees of Inisherin” dhe Spielberg, fituesit e mëdhenj
1 vit pasi yjet e kinematografisë dhe televizionet amerikane bojkotuan Golden Globes....
1 vit pasi yjet e kinematografisë dhe televizionet amerikane bojkotuan Golden Globes, mes skandaleve për shkelje etike, ceremonia e çmimeve u rikthye plot shkëlqim në Hollywood pas një reformimi të rëndësishëm.
Komedia e zezë “The Banshees of Inisherin” fitoi tre çmime të rëndësishme, përfshirë për filmin më të mirë muzikal ose komedi, skenarin dhe aktorin më të mirë protagonist, Colin Farrell.
I vendosur në një ishull të largët të Irlandës, filmi tregon historinë e dy miqve që ndahen, pasi një prej tyre vendos t’i japë fund marrëdhënies në mënyrë të papritur.
Filmi autobiografik i Stiven Spilberg, “The Fablemans”, ishte gjithashtu një prej fituesve të mëdhenj, duke marrë çmimin e dramës më të mirë. Spilberg u shpall gjithashtu si regjistori më i mirë për filmin që tregon historinë një djali të ri, i bazuar te vetë Spilberg, i cili bie në dashuri me filmat.
Komedia “Abbott Elementary”, “House of the Dragon” dhe komedia e zezë satirike “The White Lotus” ishin mes fitueseve në kategoritë e televizionit.
Austin Butler u vlerësua si aktori më i mirë në një film dramatik për interpretimin e Elvis Priesley në “Elvis”.
Cate Balnshet u shpall aktorja më e mirë për performancën në “Tar”. Shumë prej fituesve e pranuan çmimin personalisht, pavarësisht spekulimeve se yjet do të qëndronin larg ceremonisë për shkak të polemikave që shpërthyen në 2021, lidhur me pretendimet për racizëm dhe manipulime në zgjedhjen e fituesve.
Të pranishmëve ju drejtua me një videomesazh edhe presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, i cili tha se vendi i tij do të ndalë pushtuesit, por se do të ketë beteja të tjera dhe lot.
Në fjalimin emocionues, ai pohoi se nuk do të ketë një Luftë të Tretë Botërore.