Marrëdhëniet Kosovë - Serbi, Chollet viziton Prishtinën, të enjten në Beograd
Ky vit ka filluar me një dinamikë....

Ky vit ka filluar me një dinamikë të shtuar rreth dialogut Kosovë -Serbi dhe vizita të njëpasnjëshme të diplomatëve perëndimorë të angazhuar drejtpërdrejt në normalizimin e marrëdhënieve Kosovë - Serbi.
Vizita e radhës është ajo e këshilltarit të lartë i Departamentit Amerikan të Shtetit, Derek Chollet, që ndalet në Prishtinë pas takimeve në Shkup, e më pas edhe në Beorgad.
Në Kosovë, Chollet do të takojë “zyrtarët e lartë qeveritarë, liderët e tjerë politikë dhe shoqërinë civile, për të diskutuar përpjekjet e ShBA-së për të ndihmuar avancimin e integrimeve Euro-Atlantike për Kosovën.
Këtu përfshihet edhe angazhimi nëpërmjet dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja për të arritur marrëveshje gjithëpërfshirëse për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, të fokusuar në njohjen e ndërsjellë.
Më 12 janar, Chollet do të udhëtojë në Beograd, ku do të diskutojë rreth rolit të Serbisë për përforcimin e paqes dhe sigurisë rajonale dhe angazhimin e saj të vazhdueshëm në dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën.
