Maqedoni

Oranzherët kërkojnë subvencione më të larta nga shteti

02.02.2015 17:56

Nuk ka oranzheri të përmbytura, por ka serra të përmbytura për të cilat së shpejti do të bëhen llogaritjet rreth dëmeve, theksuan nga Oda Ekonomike e Maqedonisë...

Nuk ka oranzheri të përmbytura, por ka serra të përmbytura për të cilat së shpejti do të bëhen llogaritjet rreth dëmeve, theksuan nga Oda Ekonomike e Maqedonisë pas shirave të rrëmbyeshëm që e kaploi vikendin e kaluar Maqedoninë Juglindore. 
 
“Nga informacionet që kemi ne, nuk ka dëme nga vërshimet e fundit në oranzheritë në rajonin e Shtipit dhe Vinicës, por ka serra të vërshuara, posaçërisht në rajonin e Cashinovës dhe Obleshevës. Presim që Ministria e Bujqësisë të del me numër konkret të sipërfaqeve të përmbytura, pas çka do të bëjmë vlerësimin e dëmeve në këtë sektor” – deklaroi Vasko Ristovski nga Oda Ekonomike e Maqedonisë, përgjegjës për sektorin bujqësor.
 
Ristovski, më tej njoftoi rreth kërkesave të oranzherëve drejtuar Qeverisë së Maqedonisë, me çka miratimi i tyre do të mundësojë prodhimtari më konkurruese dhe eksportin e kulturave të hershme.
 
Oranzherët kërkojnë zgjidhje të problemeve të tyre, probleme me të cilat ballafaqohen me vite dhe ishin shkak në zvogëlimin e sipërfaqes së oranzherive prej 250 hektarë në 170 hektarë. 
 
“Kryesisht kërkohet zgjidhja e statusit të objekteve dhe pronësia e tokës, gjë që pengon në zhvillimin investiv, zgjidhjen e problemit të çmimeve të larta të naftës dhe ujërave gjeotermale, duke e bërë prodhimin e shtrenjtë si rritje të subvencioneve, pasi që në këto prodhime rritje ka me një intensitet më të vogël”- tha Ristovski.
 
Ristovski tha se oranzherët kanë vërejtje edhe rreth tatimit të dyfishtë mbi përdorimin e ngrohjes gjeotermale.
 
Domethënë, ata paguajnë një tarifë për koncesion, por me ndryshimin e ligjit kjo tarifë është jashtëzakonisht shumë e lartë.
 
Oranzherët, të cilët përdorin naftën, kanë një problem me çmimin e lartë të naftës, e cila në vitin 2009 u rrit me 249%. Kërkohet nga Qeveria që të ndërhyhet me rezervat shtetërore, me çka do të lejohet cikël i plotë i prodhimit të perimeve dhe kulturave të hershme.
 
VLORA LATIFI-TOPOJANI