Maqedoni
Vrasja e qenve të pastrehë, policia arreston një 62 vjeçar nga Livadhia
11.01.2023 14:29
Një 62 vjeçar nga fshati Livadhi, dyshohet se është autori i vrasjes masive me armë zjarri të qenve të pastrehë në Strugë.....

Një 62 vjeçar nga fshati Livadhi, dyshohet se është autori i vrasjes masive me armë zjarri të qenve të pastrehë në Strugë.
Nga Sektori për Punë të Brendshme - Ohër, njoftojnë se ka marrë në bisedë zyrtare personin me iniciale M. Z. i cili dyshohet se ka vrarë me armë zjarri shtatë qen endacakë në periudhën nga ora 6:45 deri në ora 7:15 në rrugën “Vlado Maleski” në Strugë. Atij i është marrë një pushkë gjuetie e kalibrit 16 mm. Pas dokumentimit të plotë të rastit do të dorëzohet raport përkatës”, thonë nga SPB - Ohër. Komuna e Strugës para disa ditësh shpalli zgjidhjen e problemit të qenve të rrugës me trajtim human dhe ka siguruar edhe mjete në buxhet.
