Këshilltari amerikan Cholet në Shkup, Kovaçevski: Përkrahja, fuqi strategjike për ne

11.01.2023 14:40

Këshilltari për politikë të jashtme në departamenin amerikan të shtetit....

Këshilltari për politikë të jashtme në departamenin amerikan të shtetit, Derek Cholet, ka  riafirmuar mbështetjen e Uashingtonit për luftën e krimit dhe korrupsionit  në vendin tonë. 

Por, sipas kryeministrit Kovaçevski, vizita e këshilltarin amerikan nuk është  shoqëruar me publikimin e listës së zezë të  politikanëve të korruptuar, gjë që e hulumtoi  ekipi amerikan  për sanksione  në fund të vitit.

Në tavolinë është shtruar edhe tema e ndryshimeve kushtetuese  si vendim i papërjashtuar deri ne hapjen e kapitujve me BE-në, proces që sipas kreut të ekzekutivit, ka përkrahjen e ShBA-ve.

Bashkëpunimi me Uashingtonin do të vazhdojë, thotë Kovaçevski, sidomos në fushën e efikasitetit të gjyqësorit, e cila zë vend të rëndësishëm në kornizën për dialog strategjik.

“Ne kemi bërë punë pozitive që kanë të bëjnë me rritjen e pavarësisë së gjyqësorit, në rritjen  e performancës në luftën kundër krimit dhe  korrupsionit edhe atë në të nivelit të lartë;  marrë parasysh atë se ekzistojnë numër i madh i rasteve të nivele të larta të korrupsionit që adresohen nga ana e organeve gjyqësore. Gjithsesi në të ardhmen së bashku me partnerët tanë do të punojmë në vazhdimësi në progresin e performancës së sistemit të jurisprudencës.”, - deklaroi kryeministri, Dimitar Kovaçevski.

Mes anëtarëve  qeveritarë dhe këshilltarit amerikan është vënë fokusi edhe në sfidat aktuale, në krizën me energjetikën, sigurinë  dhe avancimin e lidhjeve dypalëshe. Funksionari amerikan  turin  diplomatik nga Shkupi e vazhdon në Prishtinë dhe në Beograd.  Ai do ta vizitojë sërish vendin tonë në gjashtë mujorin e parë të vitit. (Nermin Mulaki Fejzullahu, TVM2)