Maqedoni

Mitropoliti rus Antony në KOM, vizitën e cilëson thjesht vizitë kortezie

11.01.2023 15:22

Mitropoliti rus Antony, i shoqëruar nga ambasadori rus Sergej Bezdnikin...

Mitropoliti rus Antony, i shoqëruar nga  ambasadori rus Sergej Bezdnikin, vizitoi sot Kishën Ortodokse Maqedonase ku u prit nga kreu i KOM-it zotëri Stefani dhe anëtarët e Sinodit. Mitropoliti rus tha se ishte vetëm një vizitë e thjeshtë e cila përmbante vetëm urime.
 
“Ne jemi këtu si përfaqësues të Kishës Ortodokse Ruse për ta uruar atë për festën e emrit që ishte disa ditë më parë. Ne sollëm mesazhe dhe përshëndetje vëllazërore nga patriarku ynë.”, - deklaroi mitropoliti rus, Antony.
 
 Ai theksoi se Kisha Ortodokse Ruse ishte kisha e parë që e njohu kishën Ortodokse Maqedonase si ortodokse dhe shtoi se është i lumtur për autoqefalin e KOM. Nga KOM nuk dhanë shumë sqarime për këtë vizitë. Zëdhënësi i Sinodit të KOM-it, Timotej, mohoi që takimi të ishte i fshehtë, por nuk sqaroi përse nuk kishte një njoftim zyrtar për vizitën.
 
“Kjo është një vizitë për të cilën Patriarku rus është i ngarkuar të urojë kokën tonë për festën e emrit. E gjithë kjo ishte një bisedë miqësore për njohjen e KOM-OA nga ROC dhe për bashkëpunim të mëtejshëm.”, - theksoi zëdhënësi i Sinodit të KOM-së, Timotej.
 
I pyetur nëse në takim është diskutuar për të mos pritet nga Patriarkana Ekumenike për njohjen e autoqefalisë së KOM-OA, peshkopi Timotej tha se nuk është biseduar për këtë temë. Paraprakisht, një pjesë e mediave bullgare, duke iu referuar burimeve kishtare, njoftuan se ai po vjen në Shkup për t'i bindur peshkopët maqedonas që të mos negociojnë me Patriarkanën Ekumenike dhe të jenë në linjë me Kishën Ortodokse Ruse.
 
FITIM KRYEZIU