Botë
Burimet e ripërtishme të energjisë, KRRE: Kapacitetet janë rritur për 7%
11.01.2023 16:09
Kapacitetet për prodhimin e burimeve të ripërtishme të energjisë elektrike në vitin 2022 janë rritur për 7% krahasuar me vitin paraprak...

Kapacitetet për prodhimin e burimeve të ripërtishme të energjisë elektrike në vitin 2022 janë rritur për 7% krahasuar me vitin paraprak. Nga Komisioni rregullator informojnë se gjatë vitit të kaluar janë dhënë 267 licenca për termocentrale të tilla, ku më së shumti energji është prodhuar nga termocentralet fotovoltaikë edhe atë 106,5 megavat.
“Kjo energji elektrike e prodhuar nga këto kapacitete të reja nga elektranat mund të furnizojë 65.700 amvisëri ose 6 qytete në shtet siç janë Ohri, Tetova, Kratova, Krusheva , Kriva Pallanka dhe Shën Nikolli. Nevojat e tyre për energji elektrike, amvisëritë mund t’i sigurojnë nga këto ndërtime të reja të burimeve të ripërtishme.”, - deklaroi kryetari i KRRE-së, Marko Bislimovski.
Instalimi i baterive, Bislimovski: Të ndryshohet rregullativa ligjore
Bislimovski i porositë pronarët e termocentraleve për fotovoltaikë, por edhe të tjerët të cilët punojnë në energji të ripërtishme, këtë vit duhet të instalojnë bateri të cilat do të ruajnë energjinë elektrike me qëllim që mos të ketë disbalancë. Por, për këtë së pari duhet të ndryshohen rregullativat ligjore.
“Nëse shihni një prodhues - fotovoltaik, ai duhet të paraqesë nominim se si do të jetë prodhimi i tij dhe nëse nuk i përmbahet atij prodhimi do të shkaktojë disbalansë, i cili do t’i kushtojë shumë më tepër se sa instalimi i baterive, të cilat ofrojnë stabilitet. Një bateri do të duhet të kushtojë nga 10 deri në 20 për qind të kapacitetit të termocentralit.”, - theksoi kryetari i KRRE-së, Marko Bislimovski.
Bislimovski shpreson që në vitin 2023 nga burimet e ripërtishme të prodhohen nga 250-300 megavat të cilat do t’i zvogëlojnë shpenzimet për energji të kompanive, por ajo që është më e rëndësishme do të luajë rol të madh në pavarsinë energjetike të shtetit.
GAZMEND REXHEPI
