Maqedoni

Vjedhje e rëndë në hekurudhat e Maqedonisë, dëmi material arrin në 25 mijë euro

11.01.2023 16:45

Mbrëmjen e kaluar të punësuar në Hekurudhat e Maqedonisë, kanë zbuluar se në qarkun hekurudhor nga lagjja Maxhari...

Mbrëmjen e kaluar të punësuar në Hekurudhat e Maqedonisë, kanë zbuluar se në qarkun hekurudhor nga lagjja Maxhari në drejtim të stacionit qendror në Shkup, është kryer vjedhje e rëndë. Sipas drejtorit Markov, është shkaktuar dëm i madh material prej rreth 25 mijë euro.
 
“Mbrëmë gjatë një kontrolli të zakonshëm nga shërbimet eksperte të infrastrukturës ndihmëse ekonomike është konstatuar se nga stacioni Maxhari deri në stacionin e udhëtarëve në Shkup, është vjedhur kabllo hapësinore që shërben për rregullimin e qarkullimit hekurudhor dhe një kabllo ST për sinjalizim dhe telefoni në gjatësi prej 300 metrash. Menjëherë është raportuar në MPB dhe ajo ka dalë në vendngjarje, ka bërë kontrollin dhe procesverbal. Është konstatuar se është shkaktuar dëm i madh material.”, - u shpreh drejtori për trafik në HM, Nikolla Markov.
 
Nga Hekurudhat e Maqedonisë thonë se vjedhja e kabllit hapësinor e vë në pikëpyetje sigurinë e komunikacionit hekurudhor.
 
SAFET ADEMI