Botë
Sulm në një stacion treni në Francë, godet me thikë 6 pasagjerë, 1 në gjendje të rëndë
11.01.2023 17:09
Mëngjesin e sotëm një burrë sulmoi me thikë gjashtë persona në stacionin e trenit Gare d'Nord në Paris....

Mëngjesin e sotëm një burrë sulmoi me thikë gjashtë persona në stacionin e trenit Gare d'Nord në Paris. Pesë nga viktimat kanë pësuar lëndime të lehta, ndërsa njëri është plagosur më rëndë dhe është dërguar për trajtim urgjent. Ministri i brendshëm francez, Zherald Darmani tha se falë reagimit të shpejtë sulmuesi është neutralizuar nga forcat e policisë dhe nuk ka viktima.
“Mes gjashtë të plagosurve është edhe një polic kufitar. Pa ndërhyrjen jashtëzakonisht të shpejtë të policisë me siguri do të kishte viktima dhe unë thjesht do të doja të shprehja mirënjohjen time për agjentët e sigurimit, kalimtarët të cilët ndërhynë dhe oficerët e policisë që përdorën armët e tyre administrative.", - deklaroi ministri i brendshëm francez, Gérald Darmanin.
Sulmi ndodhi në orën 6:42 minuta të mëngjesit në një nga stacionet më të frekuentuara në Evropë e cila është edhe si lidhje kryesore për trenat në Paris, Londër dhe Evropën veriore. Arsyet e sulmit nuk janë ende të qarta, informon policia franceze. Prokurori i Parisit në një deklaratë tha se është hapur një hetim penal. Sipas kompanisë kombëtare hekurudhore SNCF, trazirat shkaktuan gjithashtu ndërprerje serioze në shërbimet e trenave në stacion, arteria hekurudhore më e ngarkuar në Evropë me shërbime drejt Belgjikës, Britanisë dhe Italisë në orën e pikut të mëngjesit të hershëm. Franca mbetet e shqetësuar pas një valë sulmesh vdekjeprurëse që nga viti 2015.
LEUNORA KALIQI
