Maqedoni
Ka munguar furnizimi me energji elektrike në Kërçovë
02.02.2015 18:00
Për shkak të reshjeve të bores dhe shiut, që nga mbrëmja e së shtunës në rajonin e Kërçovës ka munguar furnizimi me energji elektrike...

Për shkak të reshjeve të bores dhe shiut, që nga mbrëmja e së shtunës në rajonin e Kërçovës ka munguar furnizimi me energji elektrike, ndërsa banorët kanë shprehur revoltën e tyre për neglizhencën e kompanisë EVN.
Ndërkohë, nga EVN bëjnë të ditur se ekipet e tyre kanë riparuar pjesën më të madhe të defekteve, ndërsa sot janë duke punuar në riparimin e defekteve në vendbanimet në zonat e larta malore dhe në zonat e përmbytura.
SHABAN DALIPI
