Tryezë rrumbullakët mbi procesin e integrimit europian të vendit
Në tryezë, do të mbajnë fjalim presidenti Stevo Pendarovski....

“Ballkani Perëndimor ndërmjet Perëndimit dhe Lindjes: Maqedonia e Veriut – anëtare e BE-së deri në vitin 2030”, për këtë temë do të diskutohet sot në tryezën e rrumbullakët në organizim të Këshillit të ambasadorëve.
Është parashikuar një panel i veçantë “Lufta efektive kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit: praktikat e mira evropiane dhe agjenda e reformave të brendshme”.
Në tryezë, do të mbajnë fjalim presidenti Stevo Pendarovski, zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane Bojan Mariçiq, zëvendëskryeministrja për Politika të Qeverisjes së Mirë Sllavica Gërkovska, ambasadori evropian Dejvid Gir, ambasadorët e Suedisë, Francës, Holandës, Kroacisë, Çekisë dhe Rumanisë, zëvendës shefi i misionit nga Ambasada Amerikane, si dhe ish-ambasadorët Aleksandra Naqeva-Ruzhin, Zoran Jolevski, Ivica Bocevski dhe Tihomir Ilievski dhe kryetarja e Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit Biljana Ivanovska.
Tryeza e Rrumbullakët e Ambasadorëve është ngjarje e njohur vjetore, e Këshillit të Ambasadorëve, e organizuar nën kujdesin e presidentit Stevo Pendarovski.
