Kaliforni, dhjetëra vdekje nga përmbytjet
Nuk ka të ndalur furia e motit në Kaliforni....

Nuk ka të ndalur furia e motit në Kaliforni. Stuhitë e fuqishme vazhdojë teksa parashikimet për ditët në vijim, janë të zymta.
Të paktën 17 persona kanë humbur jetën si pasojë e fenomenit të njohur si “lum atmosferik” ndërsa numri i viktimave pritet të rritet. Mes viktimave mendohet të jetë dhe një djalë i vogël, të cilin uji e rrëmbeu teksa ishte në makinë me të ëmën, që u shpëtua nga kalimtarë të rastit.
Pamjet nga ajri të dy makinave të gëlltitura nga një gropë gjigante e hapur në një rrugë të Los Angelesit dëhsmojnë problemet që ka lënë pas situata e rënduar metereologjike.
Shirat e rrëmbyer kanë shkaktuar përmbytje të mëdha në Kaliforni, mbylljen e rrugëve të rëndësishme, kanë shkulur pemë ndërsa vërshimi i ujit ka marrë me vete makina, bashkë me shoferë e pasagjerë brenda.
Mbi 50 mijë banorë kanë marrë urdhër evakuimi, ndërsa mbi 110 mijë banesa dhe biznese janë pa energji elektrike.
